Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave synon të kontribuojë në përgatitjen e një Shqipërie Europiane, të bazuar në parimet e respektimit të shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, lirisë, sipërmarrjes së lirë ekonomike, solidaritetit dhe pjesëmarrjes qytetare, nëpërmjet edukimit, përgatitjes, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm dhe qytetarëve të përfshirë dhe prekur nga reformat dhe procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë.
27 Qershor 2014 | • | Shqipëria merr statusin për kandidat në Bashkimin Europian.Shqipëria merr statusin për kandidat në Bashkimin Europian |
12 Nëntor 2013 | • | Takimi i parë i Dialogut të Nivelit të Lartë për çështjet kyç. |
16 Tetor 2013 | • | Komisioni, bazuar në progresin e arritur, i rekomandon Këshillit Europian dhënien e statusit kandidat Shqipërisë dhe se vendi duhet të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky rekomanidm përfshihet në Strategjinë e zhvillimit dhe Sfidave Kryesore 2013-2014. |
12 dhjetor 2012 | • | Këshilli Europian përshëndeti përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të përcaktuara në opinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi i kandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së të raportojë që progresi i nevojshëm është arritur në fushën e reformave të administratës gjyqësore dhe publike, si dhe në rishikimin e rregullave të procedurës parlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeve parlamentare në 2013 do të jetë një test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit”,theksuan ministrat. |