6 maj 2020 |
• |
Zhvillohet Samiti i Zagrebit BE-Ballkan Perëndimor, on-line, ku u theksua mbështetja e BE për integrimin e rajonit |
24 mars 2020 |
• |
Këshilli miraton hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut |
2 mars 2020 |
• |
Prezantimi i përditësuar i progresit të Shqipërisë nga Komisioni Europian |
2 shkurt 2020 |
• |
Komisioni prezanton Metodologjinë e re të zgjerimit |
17-18 tetor 2019 |
• |
Këshilli shtyn çështjen e zgjerimit deri në samitin e Zagrebit në Maj 2020. |
18 qershor 2019 |
• |
Këshilli vendos të shtyjë vendimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë jo më larg se në tetor 2019 |
26 qershor 2018 |
• |
Këshilli bie dakort t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe përcakton rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019. |
7 prill 2018 |
• |
Publikohet Raporti 2018 për Shqipërinë nga Komisioni Europian dhe rekomandimi i tij për Këshillin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. |
6 shkurt 2018 |
• |
Komisioni Europian miraton strategjinë e tij për ‘Një perspektivë të besueshme të zgjerimit dhe përforcimin e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor’. |
13 dhjetor 2016 |
• |
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme jep një vlerësim pozitiv mbi rekomandimin e Komisionit për zbatimin e pesë prioriteteve të Shqipërisë. |
09 nëntor 2016 |
• |
Komisioni Europian paraqet Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor |
09 nëntor 2016 |
• |
Komisioni Europian publikon Raportin për Shqipërinë për vitin 2016 |
30 mars 2016 |
• |
Takimi i 6-të i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri në Tiranë |
24 Mars 2015 |
• |
Takimi i 5-të i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE zhvillohet në Tiranë |
29 Qershor 2014 |
• |
Zhvillohet takimi i 4-të i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri |
27 Qershor 2014 |
• |
Këshilli i BE mirëpriti më 24 qershor, raportin e Komisionit të 4 qershorit 2014 dhe, në dritën e përparimit të vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, subjekt i miratimit nga Këshilli Europian. Mbledhja e Këshillit Europian më 26-27 qershor 2014 vendosi që Shqipëria të ishte një vend kandidat |
24 Qershor 2014 |
• |
Zhvillohet takimi i 3-të i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri |
12 Nëntor 2013 |
• |
Takimi i parë i Dialogut të Nivelit të Lartë për çështjet kyç. |
16 Tetor 2013 |
• |
Komisioni, bazuar në progresin e arritur, i rekomandon Këshillit Europian dhënien e statusit kandidat
Shqipërisë dhe se vendi duhet të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky
rekomanidm përfshihet në Strategjinë e zhvillimit dhe Sfidave Kryesore 2013-2014. |
12 dhjetor 2012 |
• |
Këshilli Europian përshëndeti përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria në
përmbushjen e 12 kritereve kyçe të përcaktuara në opinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi i
kandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së të raportojë që progresi i nevojshëm është
arritur
në fushën e reformave të administratës gjyqësore dhe publike, si dhe në rishikimin e rregullave të
procedurës parlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeve parlamentare në 2013 do të jetë një
test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit”,theksuan ministrat. |
10 Tetor 2012 |
• |
KE publikon Raportin e Progresit të 2012 për Shqipërinë i cili propozon dhënien e
statusit të vendit kandidat të kushtëzuar. |
12 Tetor 2011 |
• |
KE publikon Raportin e Progresit të 2011 për Shqipërinë i cili nuk propozoi as dhënien
e statusit të vendit kandidat e as hapjen e negociatave për anëtarësim. |
10 Qershor 2011 |
• |
Qeveria shqiptare miraton Planin e Veprimit që adreson 12 prioritetet kyçe të
Opinionit të KE, lidhur me: funksionimin e duhur të Parlamentit, forcimin e shtetit ligjor, realizimin e
reformave në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, forcimin
e të drejtave të pronësisë, përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e
trajtimit të
të burgosurve. |
9 Nëntor 2010 |
• |
KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE, ku nuk
propozohet as dhënia e statusit të vendit kandidat e as hapja e negociatave. Opinioni përcakton 12
prioritete kyçe që duhen të adresohen nga Shqipëria në mënyrë që të matet progresi i saj drejt BE-së. |
8 Nëntor 2010 |
• |
Këshilli miraton vendimin për liberalizimin e vizave afat shkurtër për qytetarët
shqiptarë. |
27 Maj 2010 |
• |
KE miraton propozimin që i mundëson qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-
Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa viza afatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen. |
18 Maj 2009 |
• |
Takimi i pare i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së. |
28 Prill 2009 |
• |
Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE. |
1 Prill 2009 |
• |
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. |
3 Qershor 2008 |
• |
Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për
Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42 standarde lidhur me masat që adresuar nga autoritetet
shqiptare në mënyrë që të mundësohet regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë. |
18 Shkurt 2008 |
• |
Vendimi i Këshillit për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë. |
1 Janar 2008 |
• |
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Bashkimit Europian dhe
Shqipërisë. |
Janar 2007 |
• |
Hyrja në fuqi e Instrumentit të ri të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA). |
1 Dhjetor 2006 |
• |
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme mes Shqipërisë dhe Komunitetit
Europian. |
12 Qershor 2006 |
• |
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Komuniteteve Europiane e
Shteteve të tyre Anëtare nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër. |
1 Maj 2006 |
• |
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian. |
Janar 2006
|
• |
Vendimi i Këshillit Europian për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë.
|
14 Prill 2005
|
• |
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipëri dhe BE-së.
|
Qershor 2004
|
• |
Vendimi i Këshillit për Partneritetin e parë Europian me Shqipërinë.
|
Maj 2004
|
• |
Këshilli Europian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit kombëtare të vendeve të
përfshira në procesin e Stabilizim Asociimit me legjislacionin e BE-së.
|
21 Qershor 2003
|
• |
Samiti i Selanikut konfirmon perspektivën Europiane të vendeve të Ballkanit
Perëndimor si dhe procesin e Stabilizim Asociimit si kuadrin politik të rrugës së tyre drejt
anëtarësimit
në BE.
|
31 Janar 2003
|
• |
Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi shpall zyrtarisht hapjen e bisedimeve për MSA mes
Shqipërisë dhe BE-së.
|
Tetor 2002
|
• |
Miratimi i direktivave për hapjen e bisedimeve për MSA me Shqipërinë.
|
Qershor 2001
|
• |
Këshilli Europian i Göteborgut fton Komisionin Europian që të paraqes draft direktivat negociuse të
MSA-së me Shqipërinë.
|
2001
|
• |
Komisioni rekomandon fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Shqipërinë.
|
2001
|
• |
Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit.
|
24 Nëntor 2000
|
• |
Këshilli Europian i Zagrebit lancon zyrtarisht procesin e Stabilizim Asociimit për 5 vendet e Europës
Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Samiti theksoi lidhjen midis progresit të vendeve të rajonit drejt
demokracisë, sundimit të ligjit, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në njërën anë dhe perspektivës së
anëtarësimit të mundshëm në BE në anën tjetër.
|
19 – 20 Qershor 2000
|
• |
Këshilli Europian i Feiras shpall se vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit
konsiderohen “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE.
|
1999
|
• |
Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial.
|
10 Qershor 1999
|
• |
Miratimi i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore në Këln. Në dokumentin themelues, më shumë se
40 vende partnere dhe organizata u angazhuan për të forcuar në vendet e Europës Juglindore “përpjekjet
për të nxitur paqen, demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, në
mënyrë që të arrihet stabilitet në të gjithë rajonin”.
|
3 – 4 Qershor 1999
|
• |
Këshilli Europian i Këlnit riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij
rajoni më afër perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet përmes një
lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit – PSA)
duke marrë parasysh situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen progresit në
fushën e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës së anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të
Amsterdamit si dhe plotësimit të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në
qershor të 1993.
|
29 Prill 1997
|
• |
BE-ja përcakton kushte politike dhe ekonomike për t’u plotësuar nga vendet e Europës Jug-Lindore, si
bazë për një politikë koherente dhe transparent në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në
fushën e tregtisë, asistencës financiare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve
kontraktuale.
|
26 Shkurt 1996
|
• |
BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës Jug-Lindore.
|
5 Nëntor 1992
|
• |
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik
Europian. Shqipëria përfiton nga programi i ndihmës së BE-së, PHARE. Kjo shënon një hap të rëndësishëm
drejt ristrukturimit të asistencës së BE në fushat prioritare të Shqipërisë.
|
11 Maj 1992
|
• |
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik
Europian.
|
Qershor 1991
|
• |
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Komuniteti Ekonomik Europian.
|