7pa5 - Dështimi i radhës me negociatat - 23 Qershor 2021

Më 23 qershor 2021, Mona Xhexhaj- Drejtore Ekzekutive AIEN ishte e ftuar në VizionPlus për të folur mbi procesin e negociatave dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Ajo komentoi ndikimin e vetos së Bullgarisë në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke theksuar se kjo metodë bllokimi është përdorur edhe më parë nga shtete të tjera anëtare. Xhexhaj u shpreh se parimi i meritokracisë dhe vlerësimi individual i reformave nuk po funksionon pas grupimit në bllok me qëllim integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Gjatë intervistës u komentua përfundimi i presidencës portugeze të Këshillit të BE-së dhe pritshmëritë që ka vendi ynë kur presidenca i kalon Sllovenisë.  Së fundmi, ajo tha se Shqipëria vazhdon me punën përgatitore për negociatat dhe vlerësoi rolin e AIEN në trajnimin dhe rritjen e kapaciteteve të grupeve të interesit.

https://www.youtube.com/watch?v=1DyNyBMOEAU