Më 10 maj 2021, Mona Xhexhaj (Drejtore Ekzekutive e AIEN) ishte e ftuar në VizionPlus për të folur mbi Ditën e Europës dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Ajo tha se edhe në kohë pandemie qasja pro-europiane e vendit tonë dhe dëshira për të arritur një transformim politik, ekonomik dhe social gjatë procesit të integrimit nuk ka ndryshuar. Më tej, Xhexhaj komentoi reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore duke thënë se vëzhguesit ndërkombëatrë e kanë vlerësuar pozitivisht. Ajo u ndal dhe te “Konferenca për të Ardhmen e Europës” (Future of Europe) duke e parë si një mundësi të mirë për qytetarët që duan të angazhohen. Ata do mund të japin rekomandimet e tyre për tre shtylla kryesore: të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, zhillimin ekonomik dhe social si dhe për Europën si aktor global. Së fundmi, Xhexhaj theksoi se Shqipëria ka një rrugë të gjatë dhe shumë punë para se të bëhet pjesë e BE-së.
Intervistën mund ta gjeni këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=dqbCwEbsQ1E&feature=youtu.be