Dokument politikash: Instrumenti për Ndihmën e Para-Aderimit (IPA) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Qershor 2018

Ky studim u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetja e partneritetit midis V4 dhe BB dhe ngritjes së kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor”, të zbatuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi, Lëvizja Evropiane në Serbi, Lëvizja Europiane Shqipëria, EUROTHINK – Qendra për Strategjitë Evropiane Shkup, Instituti Demokratik i Kosovës , Transparency International Bosnja dhe Hercegovina, EUROPEUM, Instituti për Punët e Jashtme dhe Tregtisë, Qendra Kërkimore e Shoqatës së Politikave të Jashtme të Sllovakisë dhe Qendra për Analiza të Klubit Jagiellonian. Studimi veçanërisht u zhvillua në kuadër të Nxitjes së Projektit të Partneritetit WB6-V4 dhe Ngritjes së Kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor, i cili bazohet në Konventën Rajonale të tanishme për Integrimin Europian të Ballkanit Perëndimor. Një nga dy çështjet kryesore që po fokusohet ky projekt ka të bëjë me vlerësimin e kapaciteteve dhe arritjeve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me thithjen e fondeve IPA, me theks të veçantë në IPA II ose periudhën 2014-2020. Kjo çështje u trajtua duke kryer një hulumtim gjithëpërfshirës për absorbimin e IPA II në të gjitha 6 vendet e BB, duke përdorur të njëjtën qasje dhe metodologji. Më poshtë mund të gjeni publikimin e plotë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe atë për Shqipërinë