Ju ftojmë të aplikoni për Shkollën Rajonale për Pjesëmarrje Rinore që do të zhvillohet në 6-12 korrik në Nish, Serbi.
Shkolla e parë për shoqërinë civile POLITEIA u zhvillua në 1997 ku të rinjtë përfituan njohuri të vlefshme mbi vlerat europiane dhe demokratike. Qysh atëherë, qindra te rinj u mësuan dhe u motivuan që të përfshiheshin në mënyre aktive në procese sociale dhe politike. POLITEIA është njohur si një nga programet edukative jo-formale kryesore kjo për shkak të zgjedhjes së mirë menduar të lektorëve, metodologjisë ndëraktive si dhe përzgjedhjes së pjesëmarrësve të kualifikuar.
POLITEIA u zgjerua në nivel rajonal gjatë tre viteve të implementimit të projektit rajonal “Regional Youth Compact for Europe – RYCE” (2018-2021) dhe pjesëmarrja është e mundshme nga të rinjtë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shkolla Rajonale POLITEIA është e organizuar në kuadër të projektit rajonal 3 vjeçar “Regional Dialogue for Europe” e financuar nga Bashkimi Europian.
Disa nga çështjet kryesore të POLITEIA-s këtë vit do të jenë:
Bashkimi Europian dhe zgjerimi i tij – Ballkani Perëndimor dhe aderimi në BE stanjacion apo progres?
Identiteti Kombëtar, Rajonal dhe Europian – Si mund t’i lidhim ato?
Çfarë lloj progresi ekonomik dhe social do të sillte adaptimi i standardeve europiane?
Çfarë shteti dhe shoqërie duam të ndërtojmë?
Hapësira publike – përfshirëse, demokratike, pa gjuhë urrejte dhe lajme të rreme.
Cilat janë detyrat e vendit në rrugën për në BE? Si i ndihmon BE që t’i arrijnë ato?
Sfidat kyçe në nivel kombëtar dhe rajonal.
Bashkëpunimi Rajonal – një kusht për pranimin në BE apo një nevojë reale në Ballkanin Perëndimor?
Çfarë janë politikat publike dhe si formulohen ato?
Çfarë janë politikat e rinisë në BE dhe në Ballkanin Perëndimor?
Dialog midis rinisë dhe vendimmarrësve – si është e organizuar, kush merr pjesë, çfarë diskutohet?
Pjesëmarrja në Shkollën e Ballkanit Perëndimor për Pjesëmarrjen Rinore (POLITEIA) është e hapur për maturantw të shkollave të mesme, studentë, profesionistë dhe aktivistë te rinj nga mosha 18-25 vjeç nga Shqiperia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia si dhe Maqedonia e Veriut.
Pjesëmarresitw do të zgjidhen në bazë të arritjeve akademike , aktivizmit si dhe në bazë të motivimit që ata kanë per të qenë pjesë e rrjetit alumni POLITEIA
Kandidatët e suksesshëm do të jenë ata që kanë një interes të fortë në marrjen e njohurive të reja rreth përfitimeve sociale, ekonomike dhe politike të Ballkanit Perëndimor nga integrimi në BE ,politikave të rinisë, rrjetit të të rinjve në nivel rajonal dhe europian, si dhe mekanizmat për pjesëmarrje në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikës publike.
Me përmbylljen me sukses të Shkollës Rajonale për Pjesëmarrje Rinore, POLITEIA, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.
Afati i aplikimit është 4 qershor 2023.
Pjesëmarrja në Shkollën Rajonale për Pjesëmarrjen Rinore POLITEIA është falas! Shpenzimet për akomodimin, ushqimin dhe udhëtimin janë të gjitha të mbuluara.