Edukimi dhe hulumtimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Ky studim rajonal është përgatitur në kuadër të projektit “Krijimi i sinergjisë në Ballkanin Perëndimor për forcimin e arsimit, kërkimit dhe shkencës”, mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. Ajo zbatohet nga një ekip ekspertësh nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në partneritet me Grupin e Politikave Kërkimore për  Ballkanin,  në Kosovë dhe Lëvizjen Europiane Novi Sad në Serbi.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara nëpërmjet forcimit dhe përmirësimit të sistemeve kombëtare të arsimit, kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit, megjithatë mbetet një ndryshim i konsiderueshëm në nivelin e performancës midis vendeve. Për të përmirësuar situatën në rajon, BE-ja ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme në bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë dekadës së fundit, si psh: Strategjia Rajonale e R & D e Ballkanit Perëndimor për Inovacionin (WBRIS-TA), Strategjia e Evropës Juglindore 2020 (SEE Strategjia e BE-së për Rajonin e Danubit, Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) dhe Procesi i Berlinit. Me kontributin e vazhdueshëm të BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor janë përpjekur të përdorin fondet e përbashkëta të BE-së dhe fonde të tjera ndërkombëtare duke përshpejtuar më tej integrimin e rajonit në ERA dhe në Unionin e Inovacionit.

Ky studim ofron një hartë të plotë të të gjitha strukturave shtetërore, strategjive kombëtare të miratuara, legjislacionit dhe buxhetit të dedikuar për fushat e kërkimit dhe edukimit, duke ofruar një pamje të qartë të situatës aktuale në të gjitha rajonet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, duke u fokusuar në Shqipëri dhe Kosovë. Përveç kësaj, përmes një këndvështrimi rajonal ai trajton faktorët që pengojnë thithjen e fondeve të BE-së në arsim dhe kërkim shkencor. Duke qenë  i pari i këtij lloji që krahason  gjendjen aktuale të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes të dhënave cilësore dhe sasiore të mbledhura dhe të analizuara, studimi shërben si një mjet i vlefshëm për të trajtuar dhe komunikuar në plan të gjërë pamjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sfidat e përbashkëta dhe veçoritë e vendeve, pasuar nga rekomandimet konkrete.

Edukimi dhe hulumtimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Përmbledhja ekzekutive