Në kuadër të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, ditën e premte dhe të shtunë, në datat 1 dhe 2 prill 2022, në ambientet e Hotel Mondial, u zhvillua Moduli i nëntë i Edicionit III: “Siguria Ushqimore, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Zhvillimi Rural-Kapitulli 11,12, 28”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) me mbështetjen e fondeve të Komisionit Europian, Programi Erasmus+, Jean Monnet.
Sesioni i parë dhe i dytë u drejtua nga Ersida Teliti, Drejtore ekzekutive e Qendra Konsumatori Shqiptar dhe AIEN Alumni. U trajtuan politikat europiane dhe ligji në mbrojtje të konsumatorit si dhe marrëdhënia juridike konsumatore dhe sfidat e Shqipërisë. Prezantimi nisi me një analizë të përgjithshme të statusit të konsumatorit dhe tregtarit dhe diferenca midis produkteve të sigurta dhe produkteve cilësore. Në vazhdim lektorja ndau disa këshilla praktike për një konsumator mesatar si: vëmendja e konsumatorit lidhur me etiketat, blerja e ushqimeve BIO, blerja në tregje të kontrolluara etj. Znj. Teliti prezantoi evolimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit, në kontekstin ndërkombëtar, europian dhe sfidat në mbrojtje të konsumatorëve. Në vazhdim të prezantimit Znj. Teliti analizoi për pjesmarrësit axhendën e re të konsumatorit 2022-2025 dhe pesë fushat prioritare që ajo mbulon. Në përfundim, lektorja foli për instrumentat ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ecurinë e Shqiperisë në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me Acquis të BE.
Gjatë sesioni të katërt Granit Sokolaj, Qendra ALERT trajtoi temën ‘’Zinxhiri i shkëputur nga ferma në tryezë’’, rolin e media-s dhe ALERT-et shqiptare në komunikimin e riskut për konsumatorët në rastin e produkteve ushqimore dhe komunikimin e riskut te konsumatorët. Prezantimi nisi me njohjen për pjesëmarrësit të legjislacionit kombetar lidhur me ushqimin dhe mbrojtjen e konsumatorit. Në vazhdim u analizua roli i medias në informimin e konsumatorit dhe se si kjo reflekton jo vetëm në edukimin e konsumatorit por ndikon edhe në ndërgjegjësimin e enteve publike, instutucioneve për përmirësimin e bazës ligjore dhe zbatimit të detyrave të parashikuara në ligjet dhe aktet për mbrojtjen e konsumatorit. Z. Sokolaj në perfundim të sesionit diskutoi rreth keq informimit dhe se si media duke mos njohur si duhet të drejtat e konsumatorit dhe legjislacionin në fuqi, insitucionet ku duhen drejtuar ankesat, keqinformojnë dhe shkaktojne panik te qytetarët.
Sesioni i pestë u mbajt nga Eranda Selmanaj, Drejtore e Përgjithshme, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Znj. Selmanaj prezantoi programet e mbështetjes për zhvillimin rural në Shqipëri. Ajo u fokusua kryesisht në rolin e AZHBR ndër vite, kapacitetet administrative dhe sfidat për të menaxhuar dhe zbatuar fondet e disponueshme, sfidat për menaxhimin e fondeve IPARD II. Znj. Selmanaj ndau me pjesmarrësit disa të dhëna mbi skemat kombëtare mbështetese në sektorin buqësor dhe ushqimor ku u nënvizua se për 56,929 fermerë ofrohet 80.5 milionë Euro financim nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Në vazhdim lektoria njohu pjesmarresit me rolin dhe strukturen e AZHBR të krijuar në perputhje me standardet e akreditimit të BE-së. Gjatë këtij prezantimi u rënditën objektivat e Programit IPARD II në lidhje me sigurinë ushqimore si dhe masat e ndërmara për arritjen e objektivave dhe zbatimin e programit.
Gjatë sesioni të gjashtë Agim Rrapaj, Kryetar i Keshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) prezantoi temën: Bujqësia, Turizmi Rural dhe Mjedisi në zonat rurale në Shqipëri. Prezantimi nisi me ndarjen e disa të dhënave statistikore në lidhje me shfrytezimin e tokave bujdësore dhe prodhimtarinë në Shiqipëri. Në vazhdim u shtruan një serë pyetjesh lidhur me agroturizmin agropylltarinë dhe mjedisin në zonat rurale. Agroturizmi u analizua si një nëndegë e turizmit rural, me një koncept më të gjerë që mund të perfshijë pothuajse çdo veprimtari turistike që zhvillohet në zonat rurale. Në vazhdim u analizua procesi i bashkëpunimit dhe koordinimit insititucional, si objekt i një diskutimi të veçantë nga KASH, jo vetëm brenda hallkave të sektorit bujqesisë, por edhe me sektorët e tjerë të ekonomisë ushqimore.