Thirrja e Konkursit: "Ndërgjegjësimi i të rinjve për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë"

Akademia e Integrimit Europian Europian dhe Negociatave (AIEN), në bashkëpunim me Institute for Development Policy – INDEP dhe MSJA- Dr Martin Schneider-Jacoby Association, mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) kanë kënaqësinë të shpallin Konkursin “Ndërgjegjësimi i të rinjve për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë. ”
Ftojmë të rinj (15-29 vjeç) nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të marrin pjesë duke dërguar një nga format e mëposhtme të aplikimit:
1. Ese/Artikull (deri në 1000 fjalë)
2. Fotografi (përfshirë një përshkrim të shkurtër ose citim)
3. Video (deri në 1 minutë kohëzgjatje)
4. Meme

Të gjitha materialet DUHET të jenë krijime origjinale të pjesëmarrësve në konkurs dhe nuk do të pranohen materiale të tjera si foto të marra nga interneti ose tekste të marra nga artikuj të ndryshëm. Të gjitha aplikimet DUHET të jenë në gjuhën angleze por mund të përfshijnë përkthim në gjuhën e kombëtare të aplikuesit. Materiali i prezantuar duhet të paraqesë një problem, i cili haset në shtetet/rajonet/qytetet respektive. Pjesëmarrësit inkurajohen të prezantojnë çështje mjedisore/klimatike të cilat përfshijnë territore ndërkufitare si psh. në Liqenin e Shkodrës, Mali i Sharrit, etj.
Dërgoni Aplikimin tuaj në adresën : info@aien.al deri në 25 Korrik 2019

Çmimi i Parë – 300 Euro
Çmimi i dytë – 200 Euro
Çmimi i tretë – 100 Euro

Temat kryesore që aplikuesit mund të trajtojnë mund të përfshijnë por nuk janë të kufizuara si më poshtë:

1. Efektet e Ndryshimeve Klimatike në shtetin apo qytetin tënd

1.1. Verëra më të nxehta dhe dimra më të ftohtë si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe problemet që po shkaktojnë në mënyrën normale të jetesës
a) Ngrohja dhe ftohja e banesave gjatë ekstremeve të temperaturave të jashtme
b) Si ndikohen objektet infrastrukturore si rrugët, urat, ujësjellësat nga moti ekstrem
1.2. Si ndikojnë Ndryshimet Klimatike në natyrë dhe gjallesa
a) Lulëzimi i pemëve në kohëra të papërshtatshme
b) Migrimi i kafshëve
c) Shira të rrëmbyer që shkaktojnë përmbytje dhe erozion
d) Si po i përballojnë fermerët këto ndryshime dhe si ndikon në të mbjella dhe bagëti
1.3. Çështjet e emigrimit si pasojë e Ndryshimeve Klimatike
a) Të ardhura ekonomike më të ulëta nga fermat dhe infrastruktura më e dobët shkakton emigrim
1.4. Cfarë po bën shteti juaj në lidhje me Ndryshimet Klimatike (Përshtatje dhe Shmagie)
a) Menaxhimi Energjetik (përdorimi i lëndëe djegëse fosile për energji si qymyri, nafta etj.)
b) Zhvillimi i Energjive të Rinovueshme
c) Eficenca e Energjisë
d) Dokumentat e miratuara si Strategji, Plane Veprimi per Klimën, Energjinë dhe Mjedisin

2. Si ndikojnë Ndryshimet Klimatike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe cështjet ndërkufitare

2.1. Përshkrimi i dukurive të shkaktuara nga Ndryshimet Klimatike të cilat mund të vërehen midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Dukuri natyrore ose të krijuara nga dora e njeriut të cilat ndikojnë 2 ose më shumë shtete dhe për të cilat nevojitet përpjekje e përbashkët për tu zgjidhur. Shembuj mund të jenë lumenj, liqene ose male të cilët kalojnë nëpërmjet disa shteteve etj.