Pajtimi në Ballkanin Perëndimor: Kapërcimi i së kaluarës së bashku

Dy dekada pas konfliktit të fundit të armatosur në Ballkanin Perëndimor, procesi i pajtimit në rajon është ende në fazën e tij embrionale. Pajtimi konsiderohet si përcaktues për procesin e demokratizimit të këtyre vendeve dhe një parakusht që ato të anëtarësohen në BE, në një fazë të mëvonshme. Për më tepër, një shkallë e kënaqshme e pajtimit shihet gjithashtu si një "hap thelbësor që do ta bënte integrimin europian një sukses afatgjatë".

Sot, dinamikat politike dhe sociale në rajon karakterizohen nga papunësia e lartë e të rinjve, mungesa e besimit në elitat qeverisëse dhe perspektivat e zymta të anëtarësimit në BE në të ardhmen e afërt, të cilat kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve dhe nivelin e besimit se procesi i pajtimit mund të kapërcyer fazën e tanishme të ngecjes. Për më tepër, ndalja e procesit të zgjerimit ka lejuar elitat lokale në fuqi të ngrenë retorikën nacionaliste në fjalimet e tyre publike për përfitime politike afatshkurtra, në kurriz të procesit të gjerë të afrimit rajonal.

POLICY PAPER Reconciliation in the Western Balkans: Overcoming the past together