Ky raport përfaqëson një komponent kryesor të projektit "Ndërgjegjësimi i të Rinjve mbi Presionin e Ndryshimit të Klimës dhe Çështjeve të Qëndrueshmërisë" të financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe i zbatuar nga Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) nga Instituti i Shqipërisë për Politikat e Zhvillimit (INDEP) nga Kosova, dhe MSJA- Instituti Dr. Martin Schneider-Jacoby nga Mali i Zi.
Si kandidatët e mundshëm dhe vendet negociuese për pranimin në BE, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë detyrime të vazhdueshme drejt integrimit në BE dhe harmonizimit të Acquis communitaire. Strategjitë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimin e klimës janë miratuar në formë drafti; legjislacioni plotësues për cilësinë e ajrit, zvogëlimin e gazrave të tjerë të serrës, menaxhimin e mbeturinave, efikasitetin e energjisë dhe planet e veprimit të energjisë së rinovueshme, janë të gjitha në proces të harmonizimit. Këto vende janë po aq të motivuara për të respektuar Marrëveshjen e Parisit dhe për të arritur qëllimet e EU2020 dhe EU2030 në reduktimin e emetimit të gazrave serë (GHG), për të rritur efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme.
Meqenëse ndryshimi i klimës ndikon në rajonin tonë në tërësi dhe fushat e shumëdimensionale të jetës, pyetësori dhe raporti i dalë prej tij synojnë të angazhojnë gjeneratat e reja me prejardhje të ndryshme për t'u ofruar atyre informacionin e duhur për performancat e vendeve tona dhe rreziqet në rajon, për t'i motivuar ata të ndryshojnë sjelljet e tyre të përditshme drejt përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe sfidës mjedisore të sotme dhe të së nesërmes.
Raporti do të jetë i dobishëm për aktorë të ndryshëm. Së pari, për të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç. Angazhimi në një pyetësor gjatë mësimit të informacionit të ri është një formë e drejtpërdrejtë e ndërgjegjësimit. Së dyti, është e dobishme për qeverinë dhe politikë-bërësit e fushës së arsimit dhe energjisë dhe mjedisit. Duke matur vetëdijen e përgjithshme në mesin e të rinjve, politikëbërësit mund të përshtatin më mirë fushatat e tyre të edukimit dhe vetëdijësimit. Shkollat e mesme dhe Universitetet gjithashtu mund të përfitojnë nga rezultatet. Këto institucione mund të prezantojnë këtë pyetësor ose të përdorin rezultatet e tij në aktivitete jashtëshkollore ose si pjesë e kurrikulave të tyre. Gjithashtu, ata do mund të përdorin këto të dhëna për të kuptuar mangësitë në arsim. Rezultatet e këtij raporti mund të jenë të dobishme edhe për studiues të tjerë në fusha të ngjashme (OJF; Think Tanks, media, etj). Duke mbjellë ide dhe nisma të tjera të projektit dhe duke e shtrirë më tej këtë temë, në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.
Perceptions of young people from Albania, Kosovo and Montenegro on climate change