Procesi i Integrimit të Shoqërisë Civile dhe Shqipërisë në BE, është një publikim i përgatitur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Fondet IPA 2015.
Studimi paraqet një vlerësim të dyanshëm të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe gatishmërisë së institucioneve në Shqipëri për përfshirjen e tyre në këtë proces. Publikimi trajton:
1. Rolin e shoqërisë civile në procesin e negociatave dhe se sa akses kanë OSHC në informacion
2. Rolin e administratës publike në përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian
3. Marrëdhëniet institucionale të organizatave të shoqërisë civile dhe administratës në proceset konsultuese,
dhe gjithashtu nxjerr në pah nevojat e brendshme të organizatave për të kontribuar në proceset konsultuese.
Publikimi ofron edhe disa rekomandime për përmirësimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis shoqërisë civile dhe strukturave shtetërore në procesin e Integrimit Europian.
Procesi i integrimit të shoqërisë civile dhe Shqipërisë në BE