Akademia e Europian dhe Negociatave (AIEN) në bashkëpunim me Institutin EUROPEUM për Politikë Evropiane, Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), si dhe partnerë rajonalë, të mbështetur nga Fondi i Visegrad, zhvilluan panelin e diskutimit me temë "Përvojat e pajtimit në Visegrad dhe vendet e Ballkanit Perëndimor".Aktiviteti u zhvillua në Tiranë në 19/11/2019 në ambientet e COD-it.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ështe ndërtimi i një procesi të pajtimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor, si një gur themeli për marrëdhëniet e zgjeruara socio-ekonomike midis shoqërive vendore.
Pjesëmarrësit ishin : Gentiola Madhi nga Academy of European Integration and Negotiations; Adam Balcer nga WiseEuropa; Jana Juzova nga EUROPEUM Institute for European Policy; Nikolett Garai dhe Anna Orosz nga Institute for Foreign Affairs and Trade; Kemal Neckibouis nga RYCO, Igor Novakovic nga European Movement in Serbia and Gledis Gjipali, Sonila Dubare nga European Movement in Albania. Përfaqësuesit ndanë mes tyre informacione të thelluar mbi forcimin e marrëdhënieve dhe pajtimit në nivelin dypalësh midis vendeve të Vishegradit dhe fqinjëve të tyre, si dhe diskutuan mbi sigurimin e një platformë diskutimi midis palëve, se si të përshtasin dhe përsërisin përvojat pozitive të pajtimit ndër-shoqëror në rajon.