Thirrje për Aplikim në Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave

Kemi kënaqësinë të hapim Thirrjen për Aplikime, për pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga administrata publike, sektori privat, shoqëria civile, media, qendrat kërkimore dhe universitetet.

Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), do të realizohet gjatë periudhës Shkurt 2020 - Shkurt 2021.

Do të organizohen një seri modulesh mbi BE-në, që kombinojnë qasjet teorike, me rastet praktike dhe ofrojnë shkëmbimin e eksperiencave midis profesionistëve të fushës.

Do të përfshihen çështjet më të rëndësishme dhe kapitujt kryesore të Acquis së BE që lidhen me rolin transformues të Bashkimit Europian në Shqipëri, perspektivën e anëtarësimit e përgatitjen për përballimin me sukses të negociatave.

Gjatë periudhës (Shkurt 2020 - Shkurt 2021) do të zhvillohen 12 Module (2 -ditore, ditë të premte pasdite dhe të shtunë gjithë ditën), të strukturuara në 6 sesione.

 Do të ketë më shumë se 40 lektorë dhe ekspertë të fushave përfshirë dhe ekspertë nga institucione akademike Europiane.

Do të përzgjidhen rreth 50 pjesëmarrës: punonjës në sektorin publik, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës privatë, akademikë, profesionistë të rinj dhe gazetarë.

Kriteret e kandidatit/es

-Përshtatshmëria e studimeve, profesionit dhe eksperiencës së punës me Modulet e përzgjedhura. Kërkohet pjesëmarrja e profesionistëve me eksperiencë si dhe të rinjve të cilët janë të paktën në ndjekje të studimeve Master.

-Njohuria e gjuhës angleze është e domosdoshme pasi realizimi i workshopeve do të jetë në shqip e anglisht (pa përkthim).

-Angazhimi i plotë në pjesëmarrjen e Moduleve të caktuara dhe aktiviteteve të tjera të përfshira në program.

Nëse jeni të interesuar, mund të gjeni informacion më të detajuar e të aplikoni në formatin online të Aplikimit, ku duhet të bashkëngjitni dokumentet e mëposhtëm (në Shqip ose Anglisht)

CV

Letër motivimi për pjesëmarrje duke specifikuar Modulet që preferoni për të ndjekur dhe lidhjen tuaj akademike apo profesionale me to.

Afati i aplikimit është data 15 Janar 2020.

Ndjehuni të lirë ta shpërndani këtë thirrje me rrjetin tuaj

Ky projekt do të zbatohet nga Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) dhe Partners Albania for Change and Development me mbështetjen e CFCU Albania në kuadër të fondeve IPA të Bashkimit Europian

Për tu përditësuar mbi aktivitetet e radhës, na ndiqni në faqen zyrtare të organizatës: www.aien.al, si dhe mund të na kontaktoni në adresën e emailit: info@aien.al