Kemi kënaqësinë të hapim Thirrjen për Aplikime, për pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga administrata publike, sektori privat, shoqëria civile, media, qendrat kërkimore dhe universitetet.
Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) do të realizohet gjatë periudhës Qershor 2021 - Qershor 2022
- Do të zhvillohen 11 Module (2-ditore, ditë të premte pasdite dhe të shtunë gjithë ditën), të strukturuara në 6 sesione)
- Do të përfshihen çështjet më të rëndësishme dhe kapitujt prioritarë të Acquis së BE që lidhen me rolin transformues të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe perspektivën e anëtarësimit
- Do të ketë më shumë se 40 lektorë dhe ekspertë të fushave përfshirë dhe ekspertë nga institucione akademike Europiane
- Do të përzgjidhen 60 pjesëmarrës: punonjës në sektorin publik, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës privatë, akademikë, gazetarë dhe profesionistë të angazhuar politikisht (nivel qendror e lokal)
Kriteret për aplikim:
- Përshtatshmëria e studimeve, profesionit dhe eksperiencës së punës me Modulet dhe tematikat e AIEN 2021-2022
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune
- Njohja e gjuhës angleze në nivel mesatar është e domosdoshme pasi realizimi i Moduleve do të jetë në shqip e anglisht (pa përkthim)
- Angazhim i i plotë gjatë zhvillimit të akademisë në pjesëmarrjen e Moduleve të caktuara dhe aktiviteteve të tjera të përfshira në program.
Nëse jeni të interesuar, mund të gjeni informacion më të detajuar e të aplikoni në formatin online të Aplikimit, ku duhet të bashkëngjitni dokumentet e mëposhtëm
- CV (Shqip ose Anglisht)
- Letër motivimi (Anglisht) për pjesëmarrje duke specifikuar Modulet që preferoni të ndiqni dhe lidhjen tuaj akademike apo profesionale me to.
Afati i aplikimit është data 9 Maj 2021
Ndjehuni të lirë ta shpërndani këtë thirrje me rrjetin tuaj
Ky projekt do të zbatohet nga organizata Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) me mbështetjen e Komisionit Europian, Programi Erasmus +, Jean Monnet.
Për tu përditësuar mbi aktivitetet e radhës, na ndiqni në faqen zyrtare të organizatës: www.aien.al, dhe rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram (akademiaaien) si dhe mund të na kontaktoni në adresën e emailit: info@aien.al
Për më shumë informacione referojuni dokumentit të mëposhtëm: https://bit.ly/3mA7LN5
Gjeni Formatin e aplikimit në këtë link: https://bit.ly/2PQACk7