Thirrje për Aplikim për “Akademia e Katër Lirive të Tregut”

Kemi kënaqësinë të hapim thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen e sipërmarrësve dhe përfaqësuesve nga sektori privat, përfaqësues nga administrata publike, aktivistë dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, gazetarë dhe akademikë nga universitete dhe qendra kërkimore.

Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave do të realizojë gjatë periudhës Janar- Shkurt 2023 “Akademia e Katër Lirive të Tregut”.

Do të organizohen 5 module trajnuese dhe 3 vizita studimore, të shtunave nga ora 10:00- 17:00 dhe pritet pjesëmarrje fizike. Fokusi i temave do të jenë katër kapitujt e tregut si: “lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e lirë e punëtorëve, e drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime, lëvizja e kapitalit”, si dhe çështjet e konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorit, shërbimeve financiare, të drejtave intelektuale, shëndetit dhe sigurisë në punë.

Kriteret e Aplikimit:

  • Përshtatshmëria e studimeve, profesionit dhe eksperiencës së punës me tematikat në fokus
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune.
  • Angazhimi i plotë gjatë zhvillimit të Akademisë në pjesëmarrjen në Module dhe aktivitete të tjera të përfshira në program

Nëse jeni të interesuar mund të aplikoni duke dërguar CV dhe Letër Motivimi (në shqip ose anglisht) me subjekt: “Aplikim Akademia 4 Liritë” në adresën e emailit: info@aien.al

Afati i aplikimit është data 18 Dhjetor 2022.

Ndjehuni të lire ta shpërndani këtë thirrje edhe me rrjetin tuaj.

Ky projekt do të zbatohet nga Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) me mbështetjen financiare të Agjencisë së Mbështetjes për Shoqërine Civile (AMSHC).


Për tu përditësuar mbi aktivitetet e rradhës, na ndiqni në faqen zyrtare të organizatës: www.aien.al, dhe në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram si dhe mund të na kontaktoni në adresën e emailit: info@aien.al

Thirrje për aplikim per Akademia e 4 Lirive