Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) mirëpret aplikime për pozicionin Asistent/e Projekti dhe Komunikimi, për profesionistët e rinj, të interesuar në fushat e Integrimit Europian dhe procesin e demokratizimit të vendit.
Ky pozicion vakant është hapur në kuadër të projektit ‘Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave për të Rinjtë’ që po zbatohet në periudhën qershor-dhjetor 2022, si pjesë e programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Bashkëpunimi me personin e përzgjedhur, në varësi të performancës, mund të vazhdojë dhe pas përfundimit të projektit.
Niveli i eksperiencës/kualifikimit: Junior
Lloji i angazhimit: Angazhim me kohë të plotë (8 hr x 5 ditë në javë)
Niveli i pagesës: Shpërblim i përshtatur sipas kualifikimeve dhe përvojës
Afati i fundit i aplikimit: 26 qershor 2022
Rreth AIEN: Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) është një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, e cila synon të kontribuojë në përgatitjen e një Shqipërie Europiane nëpërmjet edukimit, përgatitjes, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm dhe qytetarëve të përfshirë dhe prekur nga reformat dhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë.
Rreth projektit: ‘Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave për të Rinjtë’ synon ngritjen e kapaciteteve dhe pjesëmarrjes së të rinjve në Shqipëri për tu angazhuar në procesin integrues në BE, fuqizimin e tyre për të influencuar dhe formësuar politikat publike në vend, si edhe transferimin e njohurive të marra në ambientet e tyre të studimit, punës, dhe publikut të gjerë.
Përshkrim i pozicionit: AIEN po kërkon një Asistent/e Projekti dhe Komunikimi për të ndihmuar në zbatimin administrativ të projektit ‘Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave për të Rinjtë’ i mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Po kërkojmë një person që të tregojë profesionalizëm, i aftë të kontribuojë në grup dhe të punojë i pavarur, të jetë fleksibël, të zotërojë aftësi të mira komunikimi, me vëmendje ndaj detajeve, dhe të përcjellë ide inovatore në ekip. Individi i përzgjedhur do të punojë nën mbikqyrjen e Koordinatorit të Projektit dhe në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të ekipit. Pritet që të asistojë në zbatimin e aktiviteteve të projektit, menaxhimin e dokumentacionit, përgatitjen e materialeve të vizibilitetit, mbajtjen e komunikimit dhe administrimin e projektit në terësi.
Përshkrimi i përgjegjësive dhe detyrave specifike:
• Ndihmon ekipin në organizimin e aktiviteteve sipas Kalendarit të përcaktuar
• Koordinon aspektet logjistike për realizimin e aktiviteteve
• Përgatit materialet e vizibilitetit dhe komunikimit të projektit
• Krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të projektit
• Mbulon detyrat administrative (përditësim i website-ve, mediave sociale, menaxhim korrespondence, etj.)
Kualifikime dhe cilësi:
• Përvojë bazë/stazh (deri në 2 vite) në punën me organizatat e shoqërisë civile dhe/ose projekte asistence të financuara nga Bashkimi Europian apo donatorë të tjerë në fushën e demokratizimit dhe integrimit europian.
• Diplomë universitare në shkencat sociale, komunikimi dhe marketing. Studimet e thelluara të nivelit master përbëjnë përparësi.
• Njohje e mirë dhe interes i spikatur mbi procesin e demokratizimit të Shqipërisë si dhe integrimit europian. Njohje e rolit të shoqërisë civile dhe i të rinjve në këto procese.
• Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njohje e gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (të paktën niveli B2). Çdo gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Njohje shumë e mirë e programeve bazë të kompjuterit si Paketa Office dhe aftësi të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale.
• Aftësi të mira komunikimi.
• Shpirt iniciative dhe qasje e orientuar drejt rezultateve.
Përfitime: Personi i përzgjedhur do t’i bashkohet një ekipi të vogël, por dinamik si dhe një rrjeti të gjerë ekspertësh kombëtar dhe ndërkombëtar të çështjeve të demokratizimit dhe integrimit europian. Shpërblim i përshtatur sipas kualifikimeve dhe përvojës si dhe mundësi rritjeje profesionale.
Personat e interesuar janë të lutur të dërgojnë brenda datës 26 qershor 2022 në adresën info@aien.al, me subjekt Aplikim Asistent Projekti dhe Komunikimi këto dokumente (në formatin Word ose PDF):
Sqarim për procesin e përzgjedhjes: Aplikimet do të shqyrtohen në momentin që vijnë dhe kandidatët e përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Pas datës 26 qershor nuk do te pranohen aplikime të tjera.
***
Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave është një organizatë e cila beson tek ofrimi i mundësive të barabarta dhe nuk diskriminon në procesin e rekrutimit mbi bazën e gjinisë, gjendjes shëndetësore fizike, përkatësisë fetare, kombëtare apo racore dhe orientimit seksual.