Thirrje për Praktikë

Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) hap thirrjen për studentë të cilët kanë mbaruar të paktën vitin e dytë të studimeve Bachelor, të motivuar për të kryer një praktikë me kohë të pjesshme për periudhën shtator- dhjetor, pa pagesë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfshirje në zbatimin e projekteve dhe përgatitjen e aktiviteteve;
  • Mirëmbajtja e AIEN web, Facebook, Instagram, Linkedin;
  • Ndjekja nga afër e aktiviteteve të AIEN dhe kryerja e përmbledhjeve;
  • Përkthim të materialeve dhe dokumenteve të ndryshme nga Anglisht në Shqip dhe anasjelltas.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Studentë të Studimeve Europiane, Shkencave Politike, Drejtësisë, Ekonomisë, Shkencave Sociale ose drejtimeve të tjera të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe hulumtuese;
  • Interes dhe kuriozitet për t’u njohur me procesin e Integrimit Europian dhe zhvillimeve politike në Shqipëri;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe shqipe (të shkruar dhe të folur);
  • Aftësi të mira në ICT, duke përfshirë përdorimin Microsoft Office dhe mediave sociale;
  • I/e gatshëm/gatshme për të sjellë ide të reja dhe origjinalitet gjatë punës;
  • Entuziast/e dhe i/e etur për të zgjeruar njohuritë.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV dhe një Shprehje Interesi në adresën info@aien.al, deri më 15 shtator 2021. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për zhvillimin e një interviste pranë zyrave tona.