AIEN synon të ofrojë një platformë që shërben si një forum efektiv dhe një seri workshopesh në ushqyerjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet një rrjeti të gjërë pjesëmarrësish, dhe po ashtu zhvillimin/përditësimin e njohurive dhe prespektivave të bashkëpunimit në çështjet europiane ndërmjet target-grupeve të ndryshme në Shqipëri.
Akademia do të shërbejë si urë komunikimi ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit në shoqërinë shqiptare, duke thelluar njohuritë dhe aftësitë nga një prespektivë e përbashkët, dhe sidomos në përballimin e sfidave së bashku. Një vlerë e shtuar e Akademisë është përfshirja e ekspertëve, lektorëve dhe folësve nga BE dhe Europa Juglindore, për të ndarë mësimet e nxjerra, praktikat më të mira dhe për të ofruar një qasje krahasimore. Ky grup heterogjen, i cili do të finalizohet me krijimin e një Rrjeti Profesionistësh mbi BE, pasuron frymën e Workshopeve dhe është një aset i rëndësishëm në dhënien e një prespektive të re në debatet dhe diskutimet e fushës. Rrjeti dhe baza e të dhënave online ofrojnë një mundësi për të zgjeruar kontaktet dhe vendosjen e bashkëpunimit të ardhshëm. Target grupet kryesore janë përfaqësues nga OShC-të, akademikë, administrata publike, media, sektori privat dhe aktivistë.
Ky projekt zbatohet nga Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave, në bashkëpunim me Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shqipëri. Ky projekt implementohet gjatë periudhës tetor 2019- prill 2021.
Ky projekt u financua nga Instituti Suedez dhe u implementua në Prill 2019-Tetor 2019 në Partneritet me European Policy Center, Serbia; Ministry of Foreign Affairs and European Integration, Montengro; European University, North Macedonia.
Qëllimi kryesor i projektit ishte informimi dhe ngritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të administratës publike dhe shoqërisë civile (OJQ, Biznes, media) në lidhje me gjendjen e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor; strukturat e krijuara të bisedimeve dhe rastet e suksesit nga rajoni që i referohen pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të aktorëve jo-qeveritarë në proces.
Një qëllim tjetër i rëndësishëm ishte dokumentimi dhe prezantimi i shembujve pozitivë në rritjen e angazhimit të aktorëve jo-qeveritarë dhe pjesëmarrjes në proceset e pranimit në BE. Dhe për të shkëmbyer përvojën suedeze në krijimin e bashkëpunimeve më të mira midis aktorëve të ndryshëm në shoqëri përmes nismave të përbashkëta.
Gjatë projektit, u publikua një studim mbi strukturat e vendosura të negociatave dhe rastet më të mira nga rajoni rreth pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të aktorëve jo-qeveritarë në proces. (4 studiues nga Ballkani Perëndimor). U organizua edhe një Forum Rajonal në Tiranë me ekspertë suedezë dhe rreth 50 pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor, duke paraqitur raste suksesi në rritjen e angazhimit të aktorëve jo-qeveritarë dhe pjesëmarrjes në proceset e pranimit në BE.
Ky projekt u implementua nga Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave, në bashkëpunim me Institutin EUROPEUM për Politika Europiane në Pragë, Shoqatën e Politikave të Jashtme Sllovake, Lëvizjen Evropiane Shqipëri, Wise Europa dhe partnerë të tjerë rajonalë, dhe mbështetur nga Fondi Visegrad.
Një panel diskutimi u organizua për të prezantuar punimin: "Nga Varshava në Tiranë: Kapërcimi i së kaluarës së bashku. Praktika dhe mësime të nxjerra nga Visegrad 4 dhe Ballkan Perëndimor" me qëllim promovimin dhe inkurajimin e një qasje rajonale për të përmirësuar procesin të pajtimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, si dhe për të mbështetur një pjesëmarrje më të gjerë të palëve të interesuara për një consensus të gjerë shoqëror
Një tjetër workshop i mbyllur me ekspertë të fushës nga disa organizata lokale dhe rajonale, diskutuar mbi proceset e pajtimit në vendet e Vishegradit: Kapërcimi i Ndasive dhe Mësimet e Nxjerra, dhe ka për qëllim të demonstrojë se promovimi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor është i arritshëm përmes një konsensusi më të gjerë shoqëror dhe kuptim më të thellë dhe përfshirje e palëve të ndryshme të interesit. Pajtimi përbën një gur themelor për demokratizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor përveç rëndësisë së tij në përmirësimin e marrëdhënieve socio-ekonomike midis shoqërive lokale.