Rreth nesh

Aleksandar Andrija Pejovic Aleksandar Andrija Pejovic (Kotor, 26 qershor 1974) Ministër i Çështjeve Evropiane dhe Kryenegociatori për negociata mbi pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Aktualisht është në funksionin e koordinatorit kombëtar për fondet që merren para fazës sëpranimit, si rezultat i mbështetjes së Bashkimit Europian për Malin e Zi.Ka përfunduar Masterin në Marrëdhëniet Ndërkombëtare – Studime Evropiane dhe Juglindore nëUniversitetin Kombëtar të Greqisë në Athinë. Në periudhën 1996-2000 ka punuar në shkollën e mesme në Herceg-Novi si mësues i gjuhës angleze.Prej marsit 2010, mbulon detyrën e Ambasadorit – Shefit të Misionit të Malit të Zi në BE dhe që nga tetori i vitit 2010është përfaqësuesi i përhershëm, si Ambasadori i Malit të Zi në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë. Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel mori pjesë në ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me rrugën evropiane të Malit të Zi, për paraqitjen e përgjigjeve në Komisionin Europian, nëpërmjet dhënies së statusit të kandidatit vendimit të fundit për fillimin e negociatave. Përpara se të emërohej pranë BE ai ishte drejtor i Drejtorisë për Bashkimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi për tre vjet.Ai gjithashtu ka punuar si Koordinator Kombëtar për kryesimin malazez të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Koordinator i Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin, Refugjatët dhe Zëvendës Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Arjola Agolli Ariola Agolli has extensive experience and management skills, and works for the Center since 2005 She has over fifteen year working experience with civil society organizations in Albania project design, implementation and evaluation, program and organizational management, training and consultancy and multi stakeholders process facilitation, advocacy initiatives, policy paper drafting and in research conduction. As part of PA team, Ms. Agolli has developed a strong training and consulting expertise in and outside the country. She has delivered trainings in the country and outside, including countries in the Western Balkans, Middle East and Asia. Ms. Agolli is responsible for the management of three key programmatic areas where Partners Albania activity is focused, Participatory Processes and Good Governance at Local Level, Legal Framework Development and Social Responsibility, and Social and Economic Development. As part of her responsibilities, she works for the projects design, implementation and supervision in her portfolio, for training needs identification, modules design and training delivery for various sectors targeted by the programs (NPOs, Local Government and Business sector), networking, and representation in events at the local and international level. Ms. Agolli has participated in many national and international events at the global level, European and regional one. In many cases her role exceeded the participation to discussion moderator, speaker, reporter etc. for issues of concern not only to the organization she represents but also to the civil society sector in Albania, other sectors and interest to the country, region and European level. Some of the recent conferences include “Not-for-Profit Resource Centers in Europe: Creating Synergies to Better Serve the Citizens of Europe” organized in Brussels by ECAS, Proinfo and in collaboration with the group of the Greens/European Free Alliance; The Regional Civil Society Conference: for Europe of the Western Balkans and Turkey, organized by ECAS, TACSO, EC Directorate General for Enlargement, IMPACT, People to People Program, where Ms. Agolli presented the Albanian country report as part of the panel “Benchmarking progress across the Region for an enabling framework for civic engagement. Ms. Agolli holds a MA in Advanced Clinical Counseling and BA in Clinical Psychology from the University of Tirana, Faculty of Social Sciences. Currently she is pursuing her PhD in organizational psychology studies. Ms. Agolli is part time Lecturer at the University of Tirana, Faculty of Social Sciences, Department of Psychology and Pedagogy.
Daniela Laze (Mehmeti) Si inspektore në Drejtorinë Juridike dhe të Çështjeve Gjyqësore pranë Autoritetit të Konkurrençës, Znj. Laze është marrë me vlerësime ligjore dhe analizën juridike te rasteve anti trust dhe vlerësimin e kontrollit të përqendrimeve, me analizën dhe vlerësimin e tregjeve dhe sektorëve ku shfaqen probleme me konkurrencën, me projektet e huaja në të cilat është palë Autoriteti i Konkurrencës, me vlerësime të ndryshme të kuadrit ligjor dhe me procesin e hartimit të kuadrit ligjor në fushën e konkurrencës etj. Para se të kalonte si inspektore, ka qenë Përgjegjëse e Sektorit të Hartimit të Legjislacionit pranë Autoritetit të Konkurrencës për një periudhë mbi 10 vjet dhe ka kontribuar me procesin e hartimit të legjislacionit në fushën e konkurrencës, me procesin e integrimit europian, me projektet e huaja që implementohen në fushën e konkurrencës, me marrëdhëniet me jashtë, me marrëdhëniet ndërinstitucionale. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë-Universiteti i Tiranës , titulli Jurist në vitin 2003 dhe ka përfunduar Masterin Shkencor pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës për “Administrim Publik” në vitin 2008. Ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare lidhur me çështjet e konkurrencës dhe aspekte ligjore në përgjithësi. Është eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës për çështjet e konkurrencës. Zotëron certifikata të ndryshme në fushën e konkurrencës, Trajnere për Trajnerët, zotëron titullin e Avokatit, Certifikatë nga Këshilli i Evropës, nga institucione të ndryshme jashtë dhe brenda vendit.
Eralda (Methasani) Çani Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani ka mbaruar studimet për drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (UT) në vitin 1996. Ka studiuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Leyden, Hollandë gjatë vitit 1995, dhe ka kryer studimet pasuniversitare LL.M. në të Drejtën e Krahasuar Kushtetuese në Universitetin e Neë York School, SHBA/CEU, Budapest, Hungari në vitin 1998. Studimet e doktoraturës në fushën e së drejtës publike i përfundoi në Universitetin e Tiranës në vitin 2008dhe në shtator 2015 mori titullin akademik “Profesor”, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, në fushën e së drejtës. Ka kryer një numër të madh trajnimesh profesionale, ka ndjekur Shkollën Shqiptare të Politikës, organizuar nga Këshilli i Evropës, Tiranë dhe ka marrë pjesë si pedagoge vizitore në Universitetin George Ëashington, Uashington D.C, SHBA. Eksperienca e punës fillon në vitin 1996 pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në vijim është angazhuar si këshilltare ligjore pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe eksperte për çështje të ndryshme ligjore pranë organizmave ndërkombëtare si UNDP, USAID, Bankë Botërore, si dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Prej vitit 1999 angazhohet si pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë/UT, si dhe në Institutit të Studimeve Evropiane/UT, në nivelin bachelor, master dhe të doktoraturës në lëndë të ndryshme të së drejtës dhe prej vitit 2013 me kohë të pjesshme. Që prej vitit 2010 angazhohet si pedagoge e së drejtës administrative pranë Shkollës së Magjistraturës. Në tetor 2013 emërohet Këshilltare për të Drejtën Publike pranë Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe prej muajit mars 2016 është emëruar Zv. Ministre e Integrimit Europian.
Eriada Çela Eriada Çela punon si pedagoge në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Ka kryer studimet e nivelit master për studime gjinore në Universitetin e Europës Qendrore në Hungari dhe mban gradën Doktor Shkencash në Pedagogji, dhënë nga Universiteti i Tiranës. Përvoja e saj e punës përfshin gjithashtu angazhimin me organizata joqeveritare si World Vision, OSBE, Roma Versitas dhe Caritas Albania përmes projekteve, sesioneve trajnuese, seminareve dhe përkthimit. Në vitin 2019 Eriada fitoi bursën prestigjoze Fulbright si studiuese në Universitetin Shtetëror të Rutgers-it në New Jersey, SHBA, ku punoi një semestër me projektin e saj studimor mbi Pedagogjinë Kritike. Gjatë punës në Institutin për Kërkime mbi Gratë në Rutgers, Dr. Çela mbajti prezantime dhe ndoqi konferenca mbi barazinë gjinore, arsimin dhe kurrikulat. Gjithashtu, ajo vizitoi Universitetin SUNY Fredonia në New York, ku mbajti një seri leksionesh si lektore e ftuar dhe drejtoi një forum të hapur mbi kurrikulat nën këndvështrim gjinor në Shqipëri dhe SHBA. Eshtë pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe autore e disa punimeve kërkimore shkencore në fushën e mësimdhënies, barazisë gjinore dhe qytetarisë aktive. Nga viti 2012 ka qenë koordinatore lokale për European Movement Albania në Elbasan dhe ka ndjekur AIEN 2017-2018. Fusha e interesit dhe ekspertiza: arsimi i lartë, barazia gjinore, pedagogjia kritike, qytetaria aktive, formimi i mësues(e)ve.
Florian Xhafa Z. Florian Xhafa mban titullin Bachelor of Arts në Drejtësi prej 1999 dhe Master of Arts në Studime

Europiane prej vitit 2008 nga Universiteti i Tiranës. Z. Xhafa është një avokat dhe ekspert i politikave me mbi 16 vjet përvojë intensive në politikë dhe analiza ligjore, politikë dhe hartim ligjor në disa prej fushave të rëndësishme të ligjit dhe çështjeve të zhvillimit. Gjatë përvojës së tij të gjatë profesionale, Z. Xhafa ka fituar një përvojë të kombinuar në sektorin publik dhe privat i cili i siguron atij depërtim në të dy aspektet e ligjit dhe politikëbërjes, dhe ka mbuluar pozicione të rëndësishme gjatë fazave të ndryshme të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Nga 2001 deri në 2004 ai ka qënë i angazhuar në Departamentin e Integrimit Europian të zyrës së Kryeministrit. Ai është marrë gjerësisht me analiza politike dhe ligjore në lidhje me zonat e Tregut të Vetëm gjatë fazës së përgatitjes për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Nga 2004 në 2007, Z. Xhafa ka mbuluar pozicionin e Shefit të Njësisë Koordinuese për Përafrimin e Legjislacionit, në Ministrinë e Integrimit Europian. Ndër të tjera, ai ka koordinuar zhvendosjen brenda legjislacionit shqiptar të legjislacionit të Bashkimit Europian në lidhje me Energjinë, Mjedisin, Bujqësinë, Zhvillimin Rural, Doganat, Transportin Detar dhe Hekurudhor, etj. Po ashtu ai ka menaxhuar dhe koordinuar programin e trajnimit të Komisionit Europian (Programi TAIEX për Shqipërinë). Që nga largimi nga shërbimi civil, Z. Xhafa ka punuar në shumë projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare si Komisioni i BE-së, BB, UNDP, OSBE, si këshilltar politik dhe ligjor. Z. Xhafa është gjithashtu Lektor në Universitetin e Biznesit në Tiranë për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe autor dhe bashkëautor i disa botimeve.

Fjoralba Caka Znj. Caka ka mbajtur pozicionin si Zëvëndës Ministër për Drejtësinë 2019-2020. Gjatë angazhimit të saj 17 mujor ka qenë pjesë e ekipit drejtues për hartimin e një Plani të ri veprimi kundër Korrupsionit 2020-2023, hartimin e planit te Integritetit dhe kuadrin e politikave anti-korrupsion. Paralelisht me Strategjinë kuadrin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, ka punuar për analizën e acquis të BE-së për Kapitullin 23 si dhe ka qene pjese e ekipit negociator per kapitullin 23. Fjoralba Caka është pedagoge e të Drejtës së Bashkimit Europian, se Drejtes së Tregut të Brendshëm, Politikave të Bashkimit Europian, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit të Tiranës. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik. Ka një Master të nivelit të dytë në të Drejtën e Biznesit të Bashkimit Evropian nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës, në kuadër të Programit GTZ. Ajo ka qënë pjesë e programit Fulbright dhe ka një LLM në të Drejtën Ndërkombëtare të Biznesit dhe Korporatave, nga Universiteti San Diego School of Laë, SHBA në 2013. Fjoralba ka qenë ka zhvilluar vizita studimore shkencore në Institutin Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Krahasuese dhe Ndërkombëtare (2012), Hamburg , Gjermani, në Universitetin Uashington dhe Lee University, VA, SHBA (2015) dhe Instituti Europa, Saarland Gjermani (2017). Ajo ka mbrojtur temën e doktoraturës "Nocioni i ndihmës shtetërore që shtrembëron tregtinë dhe konkurrencën sipas legjislacionit dhe praktikës ndërkombëtare" në 2017 pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu Fjoralba është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që nga 2009 si edhe anëtare e disa bordesh organizatash të shoqërisë civile ne Shqipëri.
Frida Krifca Frida Krifca drejton Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural që nga muaji Korrik 2017. Krifca është përgjegjëse për administrimin e fondeve të buxhetit të shtetit në mbështetje të fermerëve, duke siguruar transparencë të plotë dhe garantuar mekanizma kontrolli në procesin e pagesave direkte, të cilat nën udhëheqjen e saj janë transferuar në procese on-line dhe me zero dokumente. Zj. Frida Krifca ka një përvojë 20-vjeçare në administrim e menaxhim, me fokus të veçantë ndaj zhvillimit të sektorit financiar, përdorimit të shërbimeve financiare si dhe zhvillimit të biznesit, në përmbushjen e objektivave ekonomike, ligjore e strukturore kombëtare, ndërkombëtare dhe integruese. Gjatë eksperiencës së saj profesionale, ka pasur bashkëpunim institucional me zyrtarë të lartë të qeverisë në nivel qendror e vendor, komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë (Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore) dhe përfaqësues të bankave qendrore, administratën tatimore, autoritetet rregullatore dhe sektorin privat. Para se t’i bashkohej FSVC-së, ka punuar për “Tirana Bank” si Drejtore Marketingu dhe Marrëdhëniesh me Publikun (PR), pas disa viteve përvojë në fushën e menaxhimit dhe strategjive të sektorit privat. Është diplomuar nga Universiteti i Tiranës ,në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznes dhe mban titullin “Master i Shkencave”, në Administrim Biznesi (MBA) nga Fakulteti i Administrim Biznesit pranë Universitetit Akron në Ohajo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit të bursave “Fulbright”, që administrohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ka kryer me sukses dhe programe të ndryshme leadership-i dhe rritjen ekonomike nga Universiteti Harvard në Boston.
Gledis Gjipali Z. Gjipali ka përvojë të konsiderueshme në zbatimin dhe drejtimin e projekteve të ndryshme mbi integrimin europian, eksperiencë që e ka reflektuar fillimisht në detyrën e Drejtorit të Programeve dhe më pas të Drejtorit Ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Z. Gjipali është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2004. Në 2005 ai ka kryer një praktikë pune në Këshillin e Europës, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike. Ka punuar për disa vite në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2008), në Drejtorinë e Përafrimit të Legjislacionit, duke mbuluar fushat e emigracionit, krimit të organizuar, bashkëpunimit gjyqësor, të drejtave të njeriut, dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Më pas në Drejtorinë e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, u angazhua me reformën në sistemin gjyqësor e të drejtat e pronësisë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesëtar i ekipeve të punës për hartimin e dokumenteve të rëndësishëm strategjik si Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit, Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së, etj., si dhe pjesëtar i grupeve të punës Shqipëri – BE ku raportohej problematika dhe progresi i arritur në fusha të ndryshme. Ai ka publikuar studime dhe raporte të ndryshme në fushën e integrimit europian, lëvizjes së lirë të personave, ndihmës së BE-së në zhvillimin rajonal dhe rural, sistemeve zgjedhore dhe parlamentit. Për disa vite ka qenë autori i raportit Vende në Tranzicion të Freedom House për Shqipërinë. Është anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian si dhe i disa bordeve këshillimore të lidhura me kërkimin shkencor dhe shoqërinë civile.
Granit Sokolaj Granit Sokolaj është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Alert, një Organiatë Jofitimprurëse që ka në fokus kryesor, mbrojtjen e konsumatorit, por edhe çeshtje të tjera si mjedisi, bujqësia, turizmi, agrotuzimi etj. Prej 4 sezonesh dhe në vazhdim, është autor dhe moderator i emisionit Alert, si dhe drejton portalin Alert.al, edhe ky i dedikuar konsumatorit dhe profilit të organizatës. Ai ka punuar për një periudhë 16-vjeçare (1997-2013), me kohë të plotë në media, duke mbajtur pozicionet që nga gazetari (reporteri) e deri kryeredaktor lajmesh në gazeta dhe televizione. Që nga nëntori i vitit 2013, për afro 4 vjet ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit, si dhe një vit në kabinetin e Ministrit të Bujqësisë, më detyrën e Këshilltarit për Median dhe Komunikimin (2013-2018). Në vite të ndryshme, 2007-2009 (18 muaj, paralelisht me punën ne media) dhe 2018-2019 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Marketingut dhe PR në dy kompani sigurimesh, respektivisht Sigal dhe Eurosig. Aktualisht, nëpërmjet Qendrës Alert, Granit Sokolaj po zbaton dy projekte. I pari, "Ushqimi, risku masiv për konsumatorin, mungesa e kontrolleve dhe e komunikimit të riskut", mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe i dyti, "Monitorimi i subvensioneve në bujqësi dhe përpjekjet për Kapitullin XII, Siguria Ushqimore", mbështetur nga Investigative Network Albania. Granit Sokolaj është dhe njohës i Kapitujve 12 dhe 28 të integrimit.
Jonida Alite Mrs. Alite has an extensive professional experience of 20 years in organizational management, training and technical assistance for the NPO sector, business sector, local and central government institutions and different civil society groups due to her work and consultancy provision at national and international level. She has developed a strong training and consulting expertise in and outside the country. Mrs. Jonida Alite worked for the Center in the period of 2001-2008 as a Program Manager/Trainer and re-joined Partners Albania in November 2014 holding the position of Director of Training at Partners Albania, Center for Change and Conflict Management. Mrs. Alite, as Director of Training leads the training interventions of the Center and serves as the focal point for all the training demands coming to the Center. She serves as trainer’s resource and mentor and coordinates Center capacity building training program, utilizing both in-house and outside expertise. Mrs. Alite has worked as Head of Training in Human Resources Department of Alpha Bank Albania (2008–2014). She has a broad experience in processes related with Training & Development and Performance Appraisal Management, as programmatic areas within her portfolio. She analyzed, evaluated training needs of the Bank's staff, prepared and delivered hundreds of relevant training programs in order to support and contribute to the effective operation of the Bank. Mrs. Alite coordinated for 6 years the annual process of Performance Appraisal and prepared the Bank’s annual report in relation with the process. Mrs. Alite has participated in many national and international events at European and regional one. A skilled trainer, facilitator and speaker, delivering training programs for various target groups in Organizational Management; Human Resources Management, Training of Trainers; Customer Care and Sales; Project Cycle Management, Fund Raising for NPO Sector and SelfFinancing Techniques, Advocacy and Lobbying; Leadership and Job Supervision, Conflict Management, Negotiation etc. Mrs. Alite holds a Bachelor/ Msc Degree in Clinical Psychology, Faculty of Social Sciences, University of Tirana.
Klotilda Tavani Kosta Mrs. Klotilda Tavani Kosta holds the position of Director of Programs at Partners Albania. She joined PA in 2005 as a Program Manager/ Trainer and from 2010 she holds the position of Director of Programs, responsible for the design, management and coordination of projects in the areas of Participatory Processes and Good Governance at Local Level; NPO Sector Leadership and Development, and Social Inclusion. Mrs. Klotilda Tavani Kosta has an extensive professional experience of over 17 years in the civil society sector. Her key areas of expertise include: Design and Delivery of Capacity Building Programs for CSOs, Local Government, Public Institutions, Private Sector, and Community Groups; Women Empowerment and Gender Equality; Project Writing and Management; Participatory Governance; Anticorruption Practices and Strategies at Local Government; Design and conduction of Research, Surveys, Monitoring, and Needs Assessment; Organization and facilitation of Participatory Processes of multiple stakeholder. She is a skilful trainer with an extensive experience in trainings for CSOs in the country and the region. During her experience she has managed EU funded and other international donors funded projects, as: USAID, UNDP, World Bank, OSFA, etc. Mrs. Klotilda Tavani Kosta holds a Master in Social Work, and BSc in Social Work, Faculty of Social Sciences, Tirana University. Currently she is pursuing her PhD studies. She is a part-time lecturer at the Department of Social Work and Policies, Faculty of Social Sciences, Tirana University.
Konalsi Gjoka Konalsi Gjoka është diplomuar në vitin 2000 si Inxhinier Mjedisi pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit në Fakultetin e Ndërtimit. Përgjatë periudhës 2003 – 2005 fiton gradën Master Shkencor në Shkencat e Mjedisit dhe Teknologji, pranë UNESCO – IHE, Delft, Holandë (Menaxhimi Integruar i Mbetjeve). Në vitin 2016 fiton gradën “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Ndërtimit, Universitetit Politeknik i Tiranës. Që prej vitit 2019 mban pozicionin e Zv. Dekanit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Z. Gjoka ka një eksperiencë 18 vjeçare si konsulent dhe si menaxher në projekte të ndryshme mjedisore të financuara nga BE, USAID, CEB, GIZ, KFW, WBIF, Swiss Intercooperation, ADA etj. Ai është i certifikuar nga Shkolla e Administratës Publike si ekspert për hartimin dhe dhënien e trajnimeve në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Gjithashtu është i akredituar nga Scottish Qualification Authority për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore. Z. Gjoka është autor dhe bashkë-autor në dhjetra artikuj shkencorë të botuar në revista të ndryshme Shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare, pjesëmarrës në shumë konferenca Shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare si dhe organizator dhe bashkë-organizator i disa Konferencave dhe Simpoziumeve Shkencore Ndërkombëtare. Përveç të tjerash, ai është lektor pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit (DIM) si dhe inxhinier mjedisi dhe kërkues shkencor në fushat: Menaxhimi i Mbetjeve Urbane, Burimet e Rinovueshme të Energjisë dhe Përdorimi me Eficencë i Energjisë në Banesa.
Majlinda Bregu Majlinda Bregu është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën e shkencave shoqërore. Ndërmjet viteve 1996 dhe 2005 ka punuar si Pedagog në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale me një kurs mbi “Metodat e hulumtimit dhe çështjet gjinore”. Ajo ka ka kryer një diplomë Master në politikat sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe përfundoi në vitin 2004 doktoraturën në Universitetin Urbino në Itali me një tezë të titulluar “Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ”. Bregu ka shërbyer si Koordinatore i Politikave Sociale në Komitetin e Orientimit Politik të Partisë Demokratike në janar 2004. Më pas ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në prill 2004. Në vitin 2005 ajo u zgjodh deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin Shqiptar. Prej vitit 2005 deri në vitin 2007 ajo ka shërbyer si kreu i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Parlamentin Europian, anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Shëndetësore dhe Sociale dhe kreu i nënkomisionit për të Mitur dhe Barazi Gjinore. Bregu gjithashtu shërbeu si Koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin Orientues Politik të Partisë Demokratike dhe Koordinator Kombëtar i Institutit Gjinor në Universitetin e Tiranës. Bregu u emërua Ministër i Integrimit Evropian në vitin 2007. Ajo gjithashtu punoi si Zëdhënës për Qeverinë. Që nga viti 2014 ajo është Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, si dhe deputete për Rajonin e Tiranës.
Mihallaq Qirjo Mihallaq Qirjo është i pedagog pranë Fakultetit Të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Pas diplomimit pranë këtij Fakulteti, në vitin 1990, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me fushën e Ekologjisë së Aplikuar në drejtimin e dinamikës së popullatave natyrore të artropodëve të tokës dhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm mbi ta. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë drejtimin e Ekologjisë dhe të Ekologjisë së Ekosistemeve në njësi të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Të tjera drejtime dytësore në mësimdhënie dhe kërkim shkencor kanë qenë në fushën e Edukimit Mjedisor dhe përgatitjes së mësuesve në Studimet Master të degëve Biologji, Kimi, etj. Ka një përfshirje aktive si drejtues apo ekspert i fushës në shumë projekte kombëtare/ndërkombëtare të lidhur me monitorimin e mjedisit në zona të vecanta natyrore si në ekosistemet lagunore të vendit (Kune-Vain); dhe në programe të politikave mjedisore si Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, Ndryshimet Klimatike, Zonat e Mbrojtura, Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm, etj. Ka botuar mbi 40 artikuj shkencorë si autor i parë ose bashkëautor dhe rreth 15 materiale kualifikimi e studimi për mësues, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile mjedisore. Mban pozicionin e Drejtorit të Qendrës Burimore të Mjedisit në Shqipëri, me një përvojë 25 vjecare në drejtimin e organizmave ndërkombëtare që punojnë në fushën e mjedisit dhe aktiv në zhvillimin e politikave mjedisore të vendit. Drejtues i grupeve të eksperteve për zhvillimin dhe monitorimin e strategjive kombëtare si Strategjia e Menaxhimit te Integruar të Mbetjeve, të Ndryshimeve Klimatike, Edukimit për Zhvillimin e Qendrueshëm, etj.
Nirvana Daliu Nirvana punon si hulumtuese pranë European Movement Albania që nga 2015. Në fokus të punës së saj ka çështje

që lidhen me migrimin dhe azilin, sigurinë e të drejtat e të huajve, e kuadrit ligjor shqiptar dhe politikat për zhvillim jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon dhe BE. Për këtë shumë studime dhe projekte si brenda vendit ashtu dhe në bashkëpunime rajonale apo europiane ku ajo kontribuar, kanë qenë të fokusuara në fushën e migracionit të rregullt dhe të parregullt, punësimit, lëvizshmërisë së punonjësve dhe të drejtave të migrantëve apo azilkërkuesve. Ajo ka publikuar artikuj dhe studime politikash dhe analiza duke pasur në vëmendje adoptimin dhe zbatimin e legjislacionit shqiptar, harmonizimin me atë europian si dhe ngritjen e kapaciteteve të nevojshme institucionale dhe njerëzore. Prej dy vitesh (2018-2020) ka qenë hulumtuese e projektit mbi Dërgimin me Shërbim të Punonjësve zbatuar nga European Center në Austri, dhe ka qenë bashkëautore e raportit dhe dokumentit të politikave mbi dërgimin më shërbim në Shqipëri.

Nirvana ka kryer pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale studimet Bachelor për Shkenca Politike (2019-2012) dhe studimet Master Shkencor për Teori Politike (2012-2015). Në 2014 realizoi studimet 1-vjeçare Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universita Cattolica del Sacro Cuore në Milano, Itali. Pas rikthimit në Shqipëri u angazhua në një praktikë 6 mujore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku në përfundim të praktikës në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Rajonale publikoi edhe një punim shkencor me fokus bashkëpunimin ballkanik në periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore 1919-1939.

Odeta Barbullushi Prof.Asoc.Odeta Barbullushi aktualisht është këshilltare e Kryeministrit dhe Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale.

Gjatë viteve 2017-2019 ka mbajtur pozicionin si Drejtore e Kabinetit të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa gjatë viteve 2015-2017 Znj.Odeta ka qenë zv/Ministre e Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë. Portofoli i Znj. Barbullushi në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbulonte kryesisht marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e rajonit, si në nivelin dypalësh dhe në kontekstin e organizatave ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe vendet anëtare të BE. Përgjegjësitë e tjera përfshinin çështje që lidhen me sigurinë evropiane e rajonale.

Znj.Odeta ka punuar për një vit (2007-2008), si lektore me kohë të plotë pranë Qëndrës për Studime Europiane, Universiteti i Birminghamit, ku ka qënë titullare e lëndës së nivelit Master “EU in a Globalizing World” dhe e kurseve në nivelin Bachelor “Political History of Central and Eastern Europe in the XXth Century”. Znj.Odeta ka fituar titullin Profesor i Asocuar nga Universiteti i Tiranës në vitin 2015 dhe titullin PhD (Doctor of Phylosophy) nga Universiteti i Birminghamit, në Britaninë e Madhe, në vitin 2009. Para studimeve doktoraale, ka ndjekur studimet pasuniversitare në Universitetin e Europës Qendrore në Budapest dhe në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe, ku ka fituar edhe çmimin e Performancës së Shkëlqyer Akademike për vitin 2003-2004.

Robert Gajda Robert Gajda është Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë. Në Shkurt 2010 ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve për Juridik në Universitetin e Pizës, Itali. Në Qershor të vitit 2015 ka marrë gradën shkencore Doktor në Shkollën Doktorale për Drejtësi Kushtetuese dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Pizës, duke mbrojtur temën e doktoraturës me titull: “Rekursi individual kushtetues në rendin juridik shqiptar”. Ka qenë Lektor me kohë të plotë i së Drejtës Publike dhe Kushtetuese, Filozofisë të së Drejtës dhe Administrative e Posaçme në programin Shkenca Juridike, pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, që nga Dhjetori i vitit 2012 deri në Prill 2018. Ka marrë pjesë në shumë Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare në lëmin e së drejtës, specifikisht në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative. Gjithashtu, ka organizuar konferenca kombëtare shkencore akademike dhe është anëtar në borde shkencore të konferencave të ndryshme. Ai ka botuar një cikël leksionesh për të Drejtën Publike dhe një monografi me titull: “Il ricorso diretto dei singoli nell’ordinamento albanese. Aspetti comparativi”, Bonomo Editore, Bolonja, 2017. Ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme të shoqërisë civile sidomos në lidhje me njohjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut si lektor, trajnues, organizues i klinikave ligjore dhe bashkëpunëtor në studime konkrete. Është impenjuar si individ së bashku me intelektualë, studentë, qytetarë, OJF në përkrahje të nismave qytetare por edhe si fituesh projektesh. Fushat e interesit janë aspektet kushtetuese, të drejtat e njeriut, zbatimi efektiv i së drejtës, vetëqeverisja vendore, e drejta administrative, konsulenca juridike.
Sidrit Tako Sidrit Tako që prej vitit 2018, z. Tako mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Tregtare dhe Marrëdhënieve Rregullatore pranë “Albgaz sh.a”. Në këtë pozicion, ai ka kontribuar në hartimin e të parit Kod të Rrjetit të Transmetimit të Gazit në Shqipëri. Sidriti është diplomuar në vitin 2012 pranë “University of International Business and Economics”, Pekin, Kinë, Fakulteti i Ekonomisë, dega “Tregti Ndërkombëtare”. Që gjatë periudhës së studimeve dhe duke vijuar edhe pas tyre, ai u punësua pranë Metallurgical Corporation of China (MCC), duke mbajtur detyrën e Menaxherit të Projekteve për Investimet e Huaja në Amerikën e Jugut dhe rajonin e Europës Lindore. Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar me sukses strategjitë e investimeve dhe hulumtimin e tregut për sektorin minerar, duke u përfshirë në mënyrë aktive në tregje dhe bursa ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ai ka mbajtur edhe detyrën e këshilltarit të Drejtorit Ekzekutiv të MCC. Me rikthimin e tij në Shqipëri, z.Tako u angazhua në sektorin privat, kryesisht në eksportin e mineraleve dhe importin e produkteve industriale. Ndër të tjera, në vitin 2017, ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Ministritit të Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të programit Lead Albania si dhe është diplomuar nga Akademia e Studimeve Politike. Ai zotëron një diplomë “Executive Education” në drejtimin Leading Economic Growth pranë “Harvard Kennedy School”, Boston, SHBA. Në aspektin kulturor, z.Tako ka dhënë kontributin e tij në redaktimin e fjalorit Kinezisht-Shqip "800 Funksionalitetet më të përdorura të gjuhës kineze", botuar nga Fakulteti i Gjuhës dhe Kulturës të Universitetit të Pekinit. Ai është pedagog i gjuhës kineze pranë Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Sokol Dedja Që prej 30 janar 2019, Z. Dedja mban pozicionin si Zëvëndës Ministër për Europën

dhe Punët e Jashtme, , përgjegjës për axhendën e aderimit të Shqipërisë në BE, duke përfshirë punën përgatitore për negociatat e pranimit.

Z.Dedja është një Diplomat karriere dhe mban gradën Këshilltar i Ministrit. Prej gjashtëmbëdhjetë vitesh ai merret me marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai gjithashtu ka qenë Drejtor për Cështjet e BE-së gjatë periudhës 2016-2019. Gjatë viteve 2013- 2016, Z.Dedja ishte Shef i Sektorit për Dialog Politik me BE-në, Këshilltar në Ministrinë e Integrimit Europian gjatë viteve 2011-2013, Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në Bruksel gjatë viteve 2006-2011, dhe ekspert i Drejtorisë së Integrimit në BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitet 2003-2006.

Sokol Dedja ka diplomë doktorature në Shkenca Politike (2012) nga Universiteti i Ghent, Belgjikë, me temë që shqyrton ndikimin e jashtëm të politikës së emigracionit në Bashkimin Europian. Ai përfundoi studimet Master në Studime Europiane nga Universiteti i Sussex, në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2003 dhe Bachelor në Histori Moderne Europiane në Universitetin e Napolit Federico II, Itali, në vitin 2000.

Z.Dedja ka botuar disa artikuj mbi temën e ndikimit të jashtëm të politikave të BE-së në disa revista ndërkombëtare të tilla si: Revista Europiane e Migrimit dhe Ligjit, Politika dhe Shoqëritë e Europës Lindore, Gazeta e Europës Juglindore dhe Studimet e Detit të Zi.

Thomas Giegerich Professor Giegerich holds a Chair of European Union Law, Public International Law and Public Law at the Faculty of Law and Economics at Saarland University (since 2012). He also is Director of the Europa-Institut of the Law Faculty, Saarland University. In 2013, he was awarded a Jean Monnet Chair of European Union Law and European Integration by the European Commission. Before joining Saarland University, he held chairs at the universities of Bremen (2002-2006) and Kiel (2006-2012) where he also was Director of the Walther Schücking Institute for International Law. Formerly, he was a senior research fellow at the Max Planck Institute for Comparative Public Law and International Law, Heidelberg (until 2002), and a law clerk at the German Federal Constitutional Court, Karlsruhe (1991-1993). His publications include numerous books, chapters and articles on various topics of European Union law, public international law and (comparative) constitutional law. Thomas Giegerich has lectured on EU law and public international law at universities in China, France, Italy, Japan, Russia, Turkey, the United Kingdom and the USA. He was a Visiting Fellow at the Lauterpacht Centre for International Law, University of Cambridge, a Visiting Professor at the School of Law, University of Edinburgh, and a Visiting Fellow in the Department of Law, European University Institute, Florence. Currently, he coordinates the “South East European-EU Cluster of Excellence in European and International Law”, funded by the German Academic Exchange Service (2015-2018). From 2008-2014, Thomas Giegerich was involved in the EU accession negotiations with Turkey as an independent expert of the European Commission for the independence and impartiality of the judiciary. In this capacity, he was on five different missions to Turkey.
4